Ndërkohë që në Arsim flitet për rritje pagash,mësuesit e Belshit janë përballur me të kundërtën. Ju komunikua se nga muaji shtator do tu mbahet 70 mijë lekë me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për tu paguar siç duhet, ndërkohë që pa likujduar mbeten paratë e transportit prej tre muajsh.

“Në asnë pikë të dispozitës nuk thuhet. Ato mbajnë gjithmonë lekët e rrugës tonë. Ata thonë nuk po bëjnë zhurmë po i mbajmë dhe rrogat. Ne duhet të marrim dhe më shumë rrogë se bëjmë shumë rrugë. S’ka fonde Ministria na thonë”, thotë një mësuese për Fax News, e cila nuk dëshiron të japë identitetin se i druhet një pushimi nga puna.

Të indinjuar për dinjitetin e nëpërkëmbur mësuesit paralajmëruan një protestë këtë të enjte, gjë që vuri në lëvizje zyrën arsimore në këtë qytet dhe drejtorinë rajonale në Korcë.

“Fax News” zbardhi një natë më parë mesazhin në drejtim të mësuesve, ku në mënyrë skandaloze u kërkohet që nuk do t’i mbahet 70 mijë lekë (të vjetra) por vlera prej 40 mijë lekësh.

“Doja t’iu vë në dijeni dhe të kërkoj mirëkuptim tuaj bashkë me mësuesit , që për këtë muaj do ketë një ndalesë në pagë (prej 4000 lekë) për mungesë fondi. Ju siguroj që kjo është zgjidhje momentale dhe për shumë pak ditë. Është kërkuar shtesë fondi në MASR, dhe është miratuar. Për t’u mos u vonuar më shumë paga ,është bërë kjo zgjidhje dhe menjëherë pas kryerjes së veprimeve do likujdohet pjesa e prapambetur. Per këtë kerkoj t’iua bëni me dije edhe mësuesve dhe të na mirëkuptojnë. Përveç kësaj që ju thashë më lart dhe kerkoj të qetësoni mësuesit e shkollave tuaja, është momentale ajo pjesë“, thuhej ne mesazh.o

Ndonëse paralajmëruan protestë para zyrës arsimore Belsh mësuesit të frikësuar për humbjen e vendit të punës nuk dolën në protestë, ndërsa drejtori i ZVA Belsh pa fshehur sikletin dhe i tradhëtuar nga gjuha e trupit pohoi se pas bërjes publike të rastit mësuesve nuk do tu mbahet rroga, por se ata do ta përfitojnë atë të plotë.

Z.Dervishi pranon edhe mos likujdimin e parave të transportit, por premton se në fund të këtij muaji mësuesit do ti marrin paratë.

Është skandaloz fakti sesi një zyrë arsimore arrin të fusë duart në rrogat mësuesve, pavarësisht se prej një viti e gjysëm punojnë në kushte të vështira pandemie. Abuzimi me rrogat u pë publik një ditë më parë në rrjetet sociale nga deputetja demokrate Zheni Gjergji dhe më pas nga media.

https://youtube.com/watch?v=JtNYJ7DRnfg%3Fversion%3D3%26rel%3D1%26showsearch%3D0%26showinfo%3D1%26iv_load_policy%3D1%26fs%3D1%26hl%3Den-US%26autohide%3D2%26wmode%3Dtransparent

By I ZH