Ai u dënua sepse theu rregullat e shtëpisë së famshme.

Javën e kaluar, reperi Mozzik ishte i ftuar në “Big Brother VIP Albania” i cili performoi disa projekte muzikore për t’i argëtuar banorët, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, mbrëmë Donaldi u dënua për faktin se ai nuk ka respektuar rregullat e spektaklit duke lejuar hyrjen e Mozzik brenda shtëpisë.

Dënimi për Donaldin ishte se nuk do i lejohej të merrte vota nga publiku gjatë kohës së shkurtër mbrëmë për tu bërë finalisti i parë.

Pas kësaj, ka reaguar Mozzik përmes një storie në Instagram i cili ka thënë se qëllimi i vetëm i tij ishte vetëm për ta përkrahur Donaldin.

“Sa vk kjo situatë në “Big Brother” o njerëz të dashur qëllimi im ishte i qartë dhe i pastër unë ika për ta përkrahur shokun tim Donaldin dhe e thash qartë se të gjithë janë të mirë por Donaldi është mjalta e shtëpisë”, tha ndër të tjera Mozzik.

Theksojmë se, Donaldi mbrëmë kishte debate të ashpra me Einxhel, gjithashtu iu pamundësua të zgjedhej finalisti i parë.