“Partia jonë ka qenë disa herë e sulmuar me mjete të pajeluara politike. Duke filluar nga vitit 1993 ku u krijuam si opozitë, pastaj në vitin 97, 2001, 2008 dhe në vitin 2016”, ka deklaruar lideri i PDSH-se në nj5 takim me mbështetësit e tij në Gostivar.

“Shteti dhe institucionet e Maqedonisë kanë një prioritet në politikën e tyre. Nacionalizimi maqedonas I cili duhet në cdo mënyrë të dërmoj bërthamën nacionale politike shqiptare dhe herë, herë këtu arrinë suksese, por jo suksese fatale për të ardhmen e politikës shqiptare. Ju e dini se mua më nuk më ka hije as të tregoj se jam trim e as të lavdëroj vetën dhe besoj nuk më keqkuptoni kur flas drejtëpërdrejtë.

Unë bashkë me Ju, jam shumë krenarë që e kemi ruajt Partinë Demokratike Shqiptare prej zhbërjes. Janë zhbërë Pasoku I Greqisë, 50 vjet parit, është zhbërë Partia Demokratike në Serbi, një parti opozitare e fuqishme. Unë besoj në fitoren e opisionit të kësaj partie, Zoti nuk e lë mashtruesit tëq vdesë para se me dalë mejdan mashtrimi”, është shprehur Thaci.

Ai ka drejtuar akuza për kandidatin e BDI-së për kryeministër, duke e quajtur përgjegjës për ngjarjes e Gostivarit.

Lideri i PDSH-së, gjithashtu ka folur për planin ekonomik të partisë që drejton. (INA)

By I ZH