Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar letër për të pestën herë kryeministrit në dorëheqje, Albin Kurtit, në të cilën përfundimisht ka konstatuar se me veprimet e tij, Kurti nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re.

Thaçi ka njoftuar Kurtin se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Në këtë letër, Thaçi i rikujton Kurtit se në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e tij ta ruajë  stabilitetin e vendit dhe ta garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës. /Lajmi.net/

By I ZH

Leave a Reply