Dje (30 qershor) kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, njëherit edhe bartës i listës në njësin zgjedhore 6, fushatën e zhvilloi me takime në disa fshatra të Komunës së Zhelinës dhe një nëndegë të Tetovës.Kreu i PDSH-së, Thaçi takimet i filloi nga fshati Çiflik i komunës së Zhelinës, nga ku para qytetarëve propozoi se PDSH në parlament do të sjell një ligj për proporcionalitet në mes grupeve etnike.“Në parlament PDSH do të propozojë sjelljen e një ligji që obligon firmat të respektojnë proporcionalitetin e grupeve etnike”, deklaroi Thaçi në Çiflik.Më pas Thaçi vazhdoi me takimet në fshatin Strimnicë. Në këtë fshat kreu i PDSH-së siguroi qytetarët se dita e zgjedhjeve do të jetë e sigurtë në raport me virusin Covid-19.“Dita e zgjedhjeve është ditë e sigurtë në raport me virusin për shkak se do të respektohet protokoli. Gjithçka që duhet është një maskë dhe një stilograf. Këtë radhë sa do të hapni fletën do të gjeni PDSH-në të parën”, theksoi Thaçi në Strimnicë.Takimet për komunën e Zhelinës, Thaçi i përfundoi në fshatin Pallaticë, nga ku deklaroi sePDSH do të angazhohet të sjellë një ligj që obligon firmat të respektojnë proporcionalitetin e grupeve etnike.Dhe për fund Thaçi vizitoi edhe një lagje të Tetovës, Çarshinë e Epërme:“Vauçerët që jepen tani nuk janë ndihmë reale për qytetarët. RMV duhet të marrë borxh nga institucionet ndërkombëtare në mënyrë që të sanojë dëmet nga pandemia. Ky është një borxh produktiv sepse do të rimëkëmbë ekonominë. PDSH do ta bëjë këtë”, përfundoi Thaçi.

By I ZH