Policia në rrethin e Tetovës ka kapur një shtetas të huaj gjatë orës policore. Sipas Policisë së Tetovës bëhet fjalë për një shtetas të Shqipërisë të moshës 43 vjeçe. SPB-Tetovë njofton se së bashku me personit në fjalë janë kapur edhe tre persona tjerë të cilët nuk kanë respektuar orën policore, respektivisht kufizimin e lëvizjes gjatë orarit të caktuar.
“Katër persona kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar. Të gjithë janë privuar nga liria dhe po punohet në zbardhjen e rastit. Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohen parashtresa sipas nenit 206 të Kodit Penal”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Që vendimi për vendosjen e orës policore në vendin tonë, në Tetovë janë regjistruar gjithsej 56 shkelje.