Tërmet me fuqi prej 5,5 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot në mëngjes e goditi Timorrin Lindor, në Azinë juglindore, kumtoi Instituti gjeologjik amerikan.

Epiqendra e goditjes ishte në 68,5 kilometra në veri të kryeqytetit Dili, në thellësi prej 35 kilometrave, transmetuan agjencitë botërore.

Tani për tani nuk ka të dhëna për viktima, as për dëme të shkaktuara materiale, ndërkaq nuk është dhënë paralajmërimi për rrezik nga cunami.

By I ZH

Leave a Reply