Është tensionuar së tepërmi situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pritje të certifikimit të seancës së Kongresit ku do të certifikohet dhe zyrtarisht fitorja e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Mbështetës të Presidentit Donald Trump janë mbledhur përpara Kongresit për të protestuar sipas tyre kundër zgjedhjeve të vjedhura presidenciale.

Policia ndërhyri menjëherë madje raportohen dhe përplasje mes tyre dhe protestues. Shumë të pranishëm në këtë manifestim thyen gardhin dhe arritën të hyjnë brenda ambienteve të Kongresit.

I ashpër ishte dhe reagimi i presidentit Trump pas këtyre zhvillimeve. “Nuk do të dorëzohemi asnjëherë, do ta ndalojmë këtë vjedhje votash”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Zhvillim tjetër i rëndësishëm ishte dhe reagimi i zv/presidentit Mike Pence, i cili refuzoi thirrjen e mentorit të tij për të ndryshuar rezultatin elektoral në Kongres.

“Presidenca iu përket amerikanëve. Nuk mendoj se baballarët e kombit do të donin t’i atribuonin zv/presidentit autoritetin unilateral për të vendosur se cilat vota duhet të numërohen dhe cilat jo”, shkruan Pence.

Situata është ende e tensionuar dhe kongresmenët kanë ndërprerë seancën për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

By I ZH