Të shtëna me armë janë shënuar rreth orës 10:15 të ditës së sotme në Shkodër, në afërsi të shkollës Pyjore.

Forcat blu bëjnë me dije se është plagosur një 54-vjeçar, i identifikuar si Nikolin Huba, ish kryetar i PS në Vau Dejes. Ai ka marrë plagë në këmbë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit, raporton TCH

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

By I ZH