Të rritur dhe fëmijë u bënë bashkë në Strugë për ta pastruar qytetin e tyre dhe për të përcjell një mesazh ndërgjegjësues te qytetarët, qofshin ata vendas apo të huaj. Aksionit iu bashkuan dhe persona që jetojnë jashtë vendlindjes. Kjo iniciativë sot u bë pjesë e shumë aksioneve ekologjike globale me të cilën u shënua Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, nën moton “Aftësitë e gjelbra për të rinjtë: drejt një bote të qëndrueshme”, shkruan Portalb.mk.

Dhjetëra të rinj iu bashkuan një iniciative vullnetare për ta pastruar qytetin dhe në të njëjtën kohë të përcjellin një mesazh ndërgjegjësues, qoftë te banorët vendas qoftë tek turistët, që të jenë më të kujdesshëm se si sillën në natyrën dhe ti mirëmbajnë hapësirat publike. Në aksion u bashkëngjiten edhe struganë të cilët jetojnë e veprojnë jashtë vendlindjes megjithatë dëshira për ta bërë këtë qytet edhe më të mirë nuk është shuar edhe përkundër faktit se jetojnë mijëra kilometra larg.

Aksion pastrimi në Strugë / Fotografi nga Shefkije Alasani -Portalb.mk

“Më gëzon fakti që kaq shumë persona i janë bashkangjitur iniciativës sime dhe në këtë mënyrë të gjithë bashkë kontribojmë për një kauz jo vetëm lokale por edhe globale. Kur shoh të rijnë që janë aktiv dhe duan të bëjnë diçka të mirë për shoqërinë më jep shpresë për një të ardhme më të mirë megjithatë më vjen keq që në vendin tonë akoma duhet të punohet për ngritjen e vetëdijes bazike ekologjike dhe kujdes elementar për ambientin ku jetojmë përderisa në botë flitet për transformim të gjelbër në të gjitha fushat e veprimit jetësor dhe diskutim e krahasim praktikash, idesh, inovacionesh se si të jemi sa më ekologjik”, deklaroi Shefkije A. Dika, aktiviste dhe iniciatore e aksionit vullnetar sot në Strugë.

“E dashura ime është nga Struga dhe ajo më tha se do të ketë një aktivitet për të pastruar qytetin dhe unë mendoj se nuk duhet të jetë vetëm për Strugën por për të gjithë planetin për ta pastruar sepse duhet ta ruajmë planetin, prandaj vendosa që të vij”, u shpreh një turist i huaj.

“Edhe pse vijmë në pushime, është vendi jonë, dhe mendoj që duhet të kontribosh diçka, vijmë për plazh, për dasma, dhe pse jo të bësh diçka edhe për qytetin. Duhet më tepër të ketë se duhet edhe kulturën ta marim që ta mirëmbajmë vendin tonë dhe mendoj që rinia mund të ndryshoe diçka këtu”, deklaroi Nora Aliu e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

“Mendoj që aktiviteti është më i rëndësishëm se sa gjithë aktivitetet që ndodhin në sezonin veror në Strugë, për arsye se qyteti është i joni dhe i gjeneratave të ardhshme dhe jemi ne që mund të bëjmë diçka për ta mbajt qytetin në nivelin që duhet të jetë, duke pasur parasysh se kemi një liqen që është miliona vjet i vjetër dhe nuk e meriton këtë sjellje dhe ndërgjejge të ulët”, tha Getoar Vejseli i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Situata me mbeturinat në qytetin e Strugës është shqetësuese, e me theks të veçantë gjatë sezonit veror ku shtohet fluksi i njerëzve që kalojnë ditën nëpër plazhet e qytetit. Ndonjëherë si shkak i neglizhencës institucionale e ndonjëherë për shkak të qytetareve të pandërgjegjshëm fotografia e Strugës turistike shpesh është dëshpëruese. Në fotografitë më poshtë mundet të shikoni situatën rreth liqenit, në pjesën e njohur “Vreshtat” e cila vazhdon drejt lumit Sateska. Kjo pjesë gjatë verës mbushet me familje rome të cilët vijnë nga qytete të ndryshme të vendit dhe qëndrojnë me javë të tëra në kasolle të improvizuara rreth liqenit. Kur ikin ata lënë pas një grumbull të madh papastërtie që është shqetësuese jo vetëm për imazhin turistik dhe njerëzit por edhe për vet natyrën.

Mbeturina rreth liqenit në Strugë - Fotografuar nga Shefkije Alasani /Portalb.mk 11.08.2023

Mbeturina rreth liqenit në Strugë – Fotografuar nga Shefkije Alasani /Portalb.mk 11.08.2023

Aksioni u realizua me iniciativë të aktivistes dhe Ambasadores së re evropiane për Maqedoninë e Veriut, Shefkije Alasani Dika, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë motoja e së cilës për këtë vit ishte “Aftësitë e gjelbra për të rinjtë: drejt një bote të qëndrueshme”. Me këtë aksion të rinjtë struganë i janë bashkangjitur aksioneve globale për vetëdijësimin e rolit të rëndësishëm të të rinjve në transmisionin e gjlebër të mbarë botës. Me fjalë tjera me nocionin “aftësi të gjelbra për të rinjtë” nënkuptohet njohuritë, aftësitë, vlerat dhe sjelljet e nevojshme për të jetuar dhe mbi të gjitha për të zhvilluar e mbështetur një shoqëri të qëndrueshme të bazuar në burime efikase.

Sipas Kombeve të Bashkuara (UN) tranzicioni i gjelbër do të rezultojë në krijimin e 8.4 milionë vendeve të punës për të rinjtë deri në vitin 2030. Të rinjtë duhet të jenë të pajisur mirë me aftësi të gjelbra për të lundruar në këtë mjedis në ndryshim.

“Njerëzimi varet nga energjia, idetë dhe kontributet e pakufishme të rinisë kudo. Sot dhe çdo ditë, le të mbështesim dhe qëndrojmë me të rinjtë në formimin e një bote të drejtë dhe të qëndrueshme, për njerëzit dhe planetin”, ka deklaruar Sekretari i përgjithshëm i kombeve të bashkuara Antonio Guterres.

Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara gjysma e njerëzve në planetin tonë janë 30 ose më të rinj, dhe kjo pritet të arrijë në 57% deri në fund të vitit 2030. Sondazhi tregon se 67% e njerëzve besojnë në një të ardhme më të mirë, ku më optimistë për këtë janë moshat 15 deri në 17 vjeç.

https://youtube.com/watch?v=OFxfoUh0nEQ%3Fstart%3D1%26wmode%3Dtransparent%26rel%3D0%26feature%3Doembed

By B I