Shkruan: Donika Bakiu

Të rinjtë  tani janë të zhytur në një kulturë të bazuar në ekran. Si edhe faqet e internetit të rrjeteve sociale ishfletojnë më shumë.Tërinjtë  lexojnë, prozë letrare apo diçka nga letërsia arstistike  në pajisjet në internet.Niveli i lartë i qasjes në telefonat celular, kompjuterë dhe pajisje tabletësh tani nënkupton që leximi është një aktivitet që ka më shumë gjasa të jetë në ekran sesa në faqe të shtypur. Shumë të rinj preferojnë  të lexojnë  në ekran një grup duan më shumë ta kenë të shtypur në fletë librin , ndërsa një pjesë tjetër nuk ka mendime apo preferon të mos lexojë fare. “Jo vetëm që fëmijët dhe të rinjtë kanë më shumë gjasa të lexojnë në pajisjet elektronike sesa të lexojnë materiale të bazuara në letër’’.Të rinjve lexojnë çdo ditë në kompjuterë dhe ekrane, krahasuar me një numër të vogël që lexojnë çdo ditë duke përdorur materiale të shtypura. Teknologjia është qendra për jetën e të rinjve të gjithë mund të themi se   kanë qasje në një kompjuter dhe internet në shtëpi. Pjesa më e madhe e përdorin për aktivitete të tilla si : uebfaqet e rrjeteve sociale, por ka pasur edhe shenja të kalimit në ekran për lloje të tjera të leximit, si romane, lajme dhe informacione. Megjithatë ka dhe prej atyre të rinjve ,  që ende lexojnë romane në formë të shtypur. Teknologjia po luan një rol qendror në zhvillimin e shkrim-leximit të të rinjve dhe zgjedhjen e leximit. Është pozitive që teknologjia ka  sjellë mundësi të tjera të leximit për të rinjtë, është e rëndësishme që leximi në shtyp të mos hidhet poshtë .Shumë prindër nuk duan që fëmijët e tyre të shpenzojnë të gjithë kohën e tyre në pajisje. Dhe adoleshentët në të vërtetë duhet tëpreferojnë libra të shtypura jo vetëm në internet .Të rinjtë zakonisht kur duan  të blejnë një pajisje të re, ata duan të blejnë një telefon celular ose një tabletë.Të rinjtë  dhe adoleshentët por edhe fëmijët e vegjël më shumë lexojnë mesazhe në mediat sociale, gazeta apo artikuj revistash ose tregime, më shumë se libra. Por kemi edhe nga ata fëmijë,qëv çdo ditë, me  nënat  shkojnë në librari (dhe këto ditë shpesh janë gjyshërit duke u kujdesur për nipërit e mbesat sepse prindërit janë zakonisht në vende pune). Entuziazmi i fëmijëve të vegjël  për libra duhet  të jetë më i fortë se kurrë por duhet tu’a mbjellim dashurinë për librin edhe pse teknologjia na ka kapluar në çdo cep.Për fëmijët ka  numër i madh librash – karaktere dhe komplote interesante dhe inovative, dhe artistë të shkëlqyeshëm të talentuar që punojnë për t’i  ilustruar librat.Kemi nga ata të rinj që lexojnë   një libër në vit.Bibliotekat nuk janë të mbushura me të rinj si më parë , një studentë thotë ‘’Nuk  është për shkak se nuk po lexojmë, por sepse ka kaq shumë mënyra të tjera për të lexuar dhe për t’iu përgjigjur librave “. Është e rëndësishme që bibliotekat të mos shihen si të parëndësishme dhe të vazhdojnë  të marrin mjete për të zgjeruar dhe reklamuar shërbimet e tyre në një brez që mund të lexohet me një klik të një butoni .

By I ZH

Leave a Reply