Herën e parë që më pushuan nga puna, isha e tmerruar. Gjysmë ore pasi dola nga zyrat, ndihesha ndryshe. Kuptova që po harxhoja energji me shefin idiot që më pushoi nga puna. Si mund ta urreja? Unë thjesht isha vetvetja. I kisha vënë re komentet e tij të panevojshme dhe armiqësinë e tij që ditën e tretë të punës.

Gabova kur mendova se me kalimin e kohës, shefi do të zbutej. E kishte bërë mëse të qartë që unë s’isha punonjësja e tij e preferuar.

Por pse ndjenja aq gjatë sa ai u detyrua të më hiqte nga puna. Kuptova që isha si e magjepsur, si shumica. Kuptova që kisha një punë dhe të tjerat rregullohen. Asokohe, s’kisha dhënë kurrë dorëheqjen. Më vonë, mësova se të largohesh nga punë që s’bën për ty është shenjë force dhe jo dobësie.

Shumë njerëz jetojnë me frikën se do të pushohen. Rrudhin buzët dhe nuk thonë çfarë do t’i vlente punëmarrësit. Thuajse të gjithë jemi trembur nga një epror në një pikë të jetës. Kur e mendon, a s’është qesharake të kesh frikë dikë tjetër? Shefi nuk është polici.

Shefi nuk është gjykatës, nuk të çon dot në burg. Dhe prapëseprapë, sillemi me kujdes në syrin e eprorëve tanë për të mos u prishur qejfin. Kjo është mesjetare, ndërkohë jetojmë në kohë moderne. Nuk kemi pse limitojmë veten për dikë tjetër.

Me kalimin e viteve, vura re se njerëzit me më shumë vetëbesim dhe me më shumë pushtet, ishin ata që s’donin t’ia dinin çfarë mendonin të tjerët dhe aq më pak çfarë mendonte shefi për ta. Logjika e tyre funksionon kështu: “Kompania është e shefit, jo e imja. Menaxheri merr vendimet e tij. Unë marr vendimet e mia. Dhe unë vendos të sjell personalitetin tim në punë. Nëse shefit s’i pëlqen, të më pushojë.”

Kam dalë në përfundimin se të gjithë duhet të pushohen nga puna të paktën një herë. Të pushohesh është të mposhtësh frikën. Shefi ka vetëm një gjë në dorë: të të heqë nga puna. Kaq. Të pushohesh është dënimi kapital i atyre që punojnë dhe s’është ndonjëfarë ndëshkimi. Është thjesht një bisedë e pakëndshme që finalizon gjithë bisedat e pakëndshme që ke përjetuar në atë punë.

Të nesërmen mund të kërkoni për një punë tjetër dhe kjo është të bësh përpara. Pa dyshim është shumë herë më mirë se të punosh për një shef që e urren ose të jetosh me frikë se kur do të të heqin.

Nga Liz Ryan për Forbes

By I ZH

Leave a Reply