Kontrolli i brendshëm në Ministrinë e Brendshme është duke hetuar rastin e korrupsionit të mundshëm në vendkalimin kufitar Tabanovc. Dje, Alsat M raportoi se katër shtetas tanë që ktheheshin nga Italia kanë kaluar kufirin pa treguar test negativ të koronës dhe për këtë paguan ryshfet prej 600 eurosh. Ministria e Brendshme kontrollon nëse ka kushte për procedime disiplinore ndaj policisë kufitare apo ndoshta ka elemente edhe për ndjekjen penale. Sipas informatave të televizionit Alsat, të gjithë tetë policët që ishin në detyrë janë pezulluar përkohësisht nga puna, ndërsa katër shtetasit janë vendosur në karantinë shtetërore dhe kundër tyre do të ngrihet kallëzime penale.

By I ZH