Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se bën propagandë kur flet kundër të pasurve. Tabaku i është rikthyer deklaratës së Ramës që “të pasurit të sheshin vilat për të paguar dritat dhe punëtorët” dhe më pas kujtoi projektligjin që u fal pikërisht këtyre personave TVSH-në e importimit të jahteve.

“Kjo qeveri nuk ka punuar asnjë ditë për qytetarët, nuk ka qenë asnjëherë një qeveri e tyre. Ajo ka punuar përherë për armiqtë e tregut të lirë dhe demokracisë. Sado propaganda shurdhuese ka thërritur të kundërtën e vërteta ka treguar me gisht qeverinë e jahteve. Përditë e më shumë dhe përherë e më qartë” – thotë Tabaku. ©LAPSI.al

By I ZH

Leave a Reply