Lajme Rajoni

Sulmoi kunatën në Rahovec, e bën për spital

Një femër në Rahovec ka sulmuar kunatën e saj, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor.

“E dyshuara f/k (me të meta psikike) ka sulmuar fizikisht kunatën e saj viktimën f/k duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat lëndime i është ofruar tretmani mjekësor. E dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/