Luis Suarez u ka dhënë lamtumirën tifozëve dhe bashkëlojtarëve të Barcelonës përmes një video emocionues.

Golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Barcelonës, u largua nga klubi pas gjashtë vitesh, me 283 ndeshje të luajtura dhe 195 gola të shënuara.

Ishte Ronald Koeman që kërkoi largimin e tij, kështu që Suarez nuk kishte zgjidhje tjetër.

Suarez ka gjetur menjëherë klub të ri, duke u transferuar tek Atletico Madrid.

“Që nga dita e parë në këtë klub jam kënaqur duke përmbushur ëndrrën time, duke luajtur në fanellën e Barcelonës. Kam shënuar një gol në ‘El Clasico’ kundër Real Madridit dhe kështu kam përmbushur ëndrrën time”, ka deklaruar Suarez, përcjell lajmi.net.

“Edhe në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e imagjinoja që mund të bëhesha golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Barcelonës, por u bë realitet, unë u kënaqa shumë”.