Mot i ligë në Stamboll i shoqëruar me me shi të rrëmbyeshëm, stuhi dhe tornado, ka marrë jetën e një siriani rreth moshës 30 vjeçe.

Shërbimi meteorologjik i Stambollit vendosi kod të verdhë si paralajmërim për motin e ligë.

Në lagjen Beshiktash, shumë makina janë bllokuar si pasojë e përmbytjeve. Përmbytjet kanë shndërruar sheshet dhe rrugët në “lumenj”. Në rajonin e Bosforit dhe rrethinë ka pasur edhe reshje të breshërit.

Në rajonin Axhibadem janë çrrënjosën drunjtë si pasojë e erës së fortë, ndërsa në Çatallxha dhe Hadumkoj është formuar tornado që ka shkaktuar rrënimin e dhjetëra çative.

Sipas mediumeve turke edhe ditën e sotme pritet mot i ligë.

By I ZH