Një studim gjerman në Landin NRW, në rrethinën e Heinzbergut ka dalë në rezultatin se 15% e popullsisë mund të jetë imune ndaj Sars- Cov2 apo koronavirusit COVID-19.

Në një konferencë për shtyp e stafit kërkimor të udhëhequr nga virologu Profesor Hendrik Streeck kanë konkluduar se 1 në 7 persona në Heinzberg doli imun pasi 15% e popullsisë së Heinzberg u infektuan dhe tashmë janë imunë.

Por sipas Streek kjo mbetet një hipotezë por nuk përjashtohet mundësia që kjo statistikë të jetë dhe për Gjermaninë në tërësi.

Në fakt testimi ka qenë masiv për këtë studim dhe është bërë me ANTIKÖR -TEST, 99% saktësi dhe ajo sheh trupat imunitarë tek njerëzit dhe mbi 14% dolën me trupa imunitarë anti- SARS CoV2.

Po ashtu Streck tha se është pro një rikthimi në normalitet duke lehtësuar masat në mënyrë të përshkallëzuar por duke ju përmbajtur rregullave bazike të higjienës.

By I ZH

Leave a Reply