Nga nisma studentore shpjegojnë dhe shembullin se studentët që kanë fituar bursë nga MASH, viteve të tjera nga kategoria parë do të marrin 3300 denarë – mujore, ndërsa studentët që kanë fituar bursë për herë të parë nga e njëjta kategori do të marrin 6050 denarë – mujore.

Dje fillon aplikimi për ushtrimin e të drejtës për bursë studentore, informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Në pajtim me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkursin për vitin akademik 2021-2022, afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2021. Megjithatë, studentët përmes rrjeteve sociale janë organizuar dhe kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) të rriten bursat për studentët. Deri më tani rreth 4000 studentë kanë nënshkruar deri më tani peticionin ku kërkojnë rritjen e bursave studentore. Nga nisma studentore shpjegojnë dhe shembullin se studentët që kanë fituar bursë nga MASH, viteve të tjera nga kategoria parë do të marrin 3300 denarë – mujore, ndërsa studentët që kanë fituar bursë për herë të parë nga e njëjta kategori do të marrin 6050 denarë – mujore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi këtë verë se nga ky vit, studentët do të marrin bursa të rritura. Njoftimi u mirëprit me shumë gëzim nga të gjithë studentët, por me shpalljen e konkursit u bë e qartë se bursat e rritura nuk do të vlejnë për të gjithë studentët. Pra rritja do të vlej vetëm për studentët të cilët do të aplikojnë për herë të parë.

Studentët që tashmë janë përfitues të bursave do të vazhdojnë të marrin shumat e vjetra të cilat janë përgjysmë më të ulëta” shpjegojnë nga atje. Studentët nga nisma për rritjen e bursave thonë se ata nuk pajtohen me këtë model të bursave të ngritura dhe se në këtë mënyrë bëhet diskriminimi dhe ndarja midis studentëve. Për më tepër, ata theksojnë se të gjithë studentët kanë nevoja dhe shpenzime të njëjta ose të ngjashme dhe se të gjithë meritojnë trajtim të barabartë. Prandaj, ata i kërkojnë MASH-it, të gjejë një zgjidhje të përshtatshme me të cilën, siç thonë ata, asnjë student nuk do të dëmtohet dhe diskriminohet.

Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se nga sot (e premte) mund të aplikohet përsëri edhe për Thirrjen Publike për realizimin e së drejtës për racion studentor të subvencionuar. Afati i dytë zgjat deri më 31 tetor dhe vlen për të gjithë studentët e sapo regjistruar, por edhe për ata që plotësojnë kërkesat, por që nuk kanë arritur të aplikojnë dhe realizojnë këtë të drejtë brenda afatit të parë. Siç informon Ministria e Arsimit, aplikimi për racion studentor të subvencionuar është digjitalizuar , gjegjësisht zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe shumë thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente – aplikimin dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe shënohen të dhënat e llogarisë personale të transaksionit. Brenda afatit të parë u pranuan gjithsej 21.693 aplikime, përderisa të drejtën për racion studentor të subvencionuar e realizuan gjithsej 18.149 studentë. Gjithashtu, të gjitha ankesat e pranuara janë duke u shqyrtuar dhe dorëzuesit për vendimin përfundimtar do të njoftohen gjatë javës së ardhshme të punës. /koha

By admin