Artistja iraniane – malteze, Lida Scherafatmand, e cila tashmë e tre vite jeton dhe vepron në Strugë, së bashku me piktorin strugan Milko Nestor i dhanë fund projektit i cili vazhdoi për disa muaj, ku jepnin leksione pikture për fëmijët. Projekti u përmbyll me një ekspozitë të pikturave që kishin pikturuar fëmijët gjatë kësaj periudhe. Pikturat gjithashtu u vendosën edhe në postcarde, prej të cilave disa iu dhuruan edhe komunës së Strugës.

“Jemi të lumtur të bëjmë të shihen dhe dëgjohen pikëpamjet e fëmijëve, prania e brezit të ardhshëm të qytetarëve.”- shprehet artistja Lida Scherafatmand

BiMedia

Më poshtë keni fotografi nga ekspozita e fëmijëve në Strugë