Struga, një qytet i vogël në Maqedoninë e Veriut, në të cilin ka lëvizje të shumta, këto ditë, gjatë orës policore ku është ndaluar lëvizja e lirë, ka rënë në heshtje. Është për tu përshëndetur fakti që qytetarët i respektojnë rregullat e dhëna nga qeveria, por nga ana tjetër gjendja e këtij qyteti gjatë këtyre ditëve nuk le për të dëshiruar, i cili në këtë periudhë, në ditët e zakonshme do të ishte plot e përplot njerëz, duke shijuar pamjen fantastike dhe diellin mbi liqen dhe lumin Drini i Zi. Por është detyrim i joni që të ruajmë shëndetin dhe jetët e njëri tjetrit, që sa më shpejtë të kalojmë këtë situatë, e të shijojmë kafenë buzë lumit. /BiMedia/
Më poshtë keni video të Strugës, gjatë orës policore të realizuar nga Tv Kaltrina: