Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka publikuar statistikat zyrtare të rasteve të reja me të infektuar nga Covid 19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 125 raste të reja, ndërsa kanë ndërruar jetë dy persona. Sipas qyteteve rastet e reja janë në: Shkup 46, Kumanovë 19, Shtip 17, Prilep 1, Tetovë 16, Strugë 7, Veles 3, Bitola 1, Ohrid 5, Gostivar 6, Koçani 1, Delcev 1, Negotinë 2. Ndërsa personat që kanë ndërruar jetë janë nga Prilepi (73 vjeç) dhe nga Strumica (67 vjeç). /BiMedia/

Vërejtje: Disa orë më parë u publikuan statistika të tjera, të cilat nuk ishin zyrtare. Ju informojmë se këto janë statistikat zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

By I ZH