Regjistrohen edhe 3 viktima nga COVID 19, me çka shkon në 116 numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia në vend. Viktimat e 24 orëshit e fundit janë: një 78 vjeçare nga Velesi, një 84 vjeçar nga Tetova dhe një 76 vjeçare nga Shkupi.

Listës së të shëruarve iu shtuan 14 persona, 3 prej të cilëve nga Shkupi dhe 11 nga Tetova, duke e çuar në 1453 persona nga gjithsej 2014 të infektuar numrin e të shëruarve.

Në 24 orët e fundit rezultuan pozitiv 16 persona. Nga rastet e reja pozitive, 9 janë regjistruar në Shkup, 5 në Prilep dhe nga 1 në Strugë e Gostivar.

Me bilancin e fundit numri i rasteve aktive në nivel shtetëror është 445, gjysma e të cilave janë në Shkup, 204, pjesa më e madhe në komunat: Saraj, Gazi Babë, Çair. Në Tetovë momentalisht ka 82 raste, në Prilep 48, në Veles 41, në Kumanovë 35, në Strugë e Ohër nga 8 raste aktive. Në Manastir ka 7, në Shtip 6, 3 në Gostivar, 2 në Demir Kapi dhe në disa qytete të tjera ka vetëm nga 1 rast aktiv.

By I ZH