I pyetur se pse po zvarriten punimet për të siguruar ujë të pijshëm për banorët e Siniçani, kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se është një proces që zgjat dhe se sipas tij e rëndësishme është që banorët do të kenë ujë. Në lidhje me cilësinë e ujit, Spasovski siguroi se qytetarët do të kenë ujë të pijshëm.

“Të gjitha dokumentet që janë dashur të dorëzohen, tashmë janë dorëzuar. Edhe nga komuna e Bogovinës edhe nga përfaqësuesit e qeverisë janë në kontakt të vazhdueshëm, këtu është edhe ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Mjedisit jetësorë, dhe kur të përfundojnë të gjitha këto procese, do të vazhdohet puna për sigurimin e ujit për pije për këtë vendbanim. Është proces që zgjat…”, tha mes tjerash Spasovski.

By B I