Lajme Vendi

Spasovski dhe Filipçe nuk e shohin të arsyeshme testimin masiv të qytetarëve

Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, e vlerësojnë se nuk është e nevojshme që të kemi testim masiv të qytetarëve, transmeton Portalb.mk

“Prandaj i bashkojmë laboratorët të cilat mund të ndihmojnë. Po kyçen edhe privatët. Klinika Zhan Mitrev u kyç. Po kyçen edhe të tjerë. Ata bëjnë teste dhe tani nuk janë në llogari të Fondit, megjithatë të gjitha rezultatet i grumbullojnë së bashku në Ministri”, sqaroi kryeministri Spasovski, duke sqaruar se po shtohet kapaciteti i laboratorëve.

Ai vlerëson se vendi është i furnizuar mjaftueshëm me pajisje mbrojtëse, por tregon se është në pritshmëri të donacioneve të ndryshme.

Ministri Filipçe gjithashtu e vlerëson të panevojshme që qytetarët të shkojnë vet në testim për koronavirusin, duke treguar se deri më tani janë kryer gjithsej 1,800 testime për virusin korona.

Ndryshe, në RMV ka 22 raste të reja me virusin korona deri sot në ora 12, me të cilët numri i përgjithshëm ka arritur në 241, konfirmoi ministria e MSH-ja. Sipas qyteteve, raste të reja ka në: Shkup (9), Kumanovë; (3), Strugë (3), Tetovë (2), Dibër (2), Prilep (2) dhe Manastir (1).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *