Spanja ka regjistruar një rekord prej 849 vdekjeve të reja të lidhura me coronavirusin, njëherësh shifrën më të lartë brenda 24 orëve, prej kur ky shtet është përballur me shpërthim të kësaj pandemie.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve në këtë vend ka arritur 8,189.

Aktualisht, Spanja është vendi i prekur më së keqi nga ky virus në Evropë, pas Italisë.

Numri total i personave të infektuar në këtë shtet tani ka kaluar Kinën duke arritur në 94,417.

Aktualisht janë duke u analizuar mundësitë e bartjes së disa pacientëve nga Madridi dhe Katalonja, njëherësh zonave të prekura më së keqi nga sëmundja, drejt pjesëve të tjera të Spanjës. /kp/Telegrafi/

By I ZH

Leave a Reply