Spanja ka publikuar planin me 4 faza për lehtësimin e masave kufizuese të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Kryeministri Pedro Sanchez deklaroi se çdo qytet do të lehtësojë masat kufizuese në varësi të kurbës, shkruan BBC.

Katër ishuj do të jenë të parat që do të lehtësojnë masat kufizuese më 4 maj, ndërsa një javë më vonë e gjithë Spanja.

Spanja ka ndërmarrë disa nga masat më ekstreme kufizuese, teksa fëmijët nuk u lejuan që të dilnin për 6 javë.

Secila nga 4 fazat pritet të zgjasë rreth dy javë. Kryeministri tha se procesi do të zgjasë minimumi gjashtë javë, dhe ndoshta deri në tetë javë.

“Deri në fund të qershorit, ne si vend do të kemi hyrë në normalitetin e ri nëse epidemia mbetet nën kontroll,” tha ai.

Para se të fillojë plani, do të ketë një “fazë zero” përgatitore nga data 4-11 maj, në të cilën parukeritë dhe bizneset e tjera mund të rihapen, restorantet mund të ofrojnë shërbime, dhe ligat profesionale sportive do të kthehen në trajnime .

Deri më tani në Spanjë janë shënuar 23,822 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 232,128 të infektuar.

By I ZH

Leave a Reply