Organizata joqeveritare “Kreativ dhe Aktiv” realizoi sot aktivitetin e rradhës të quajtur “Trashëgimia kulturore lokale në rrota”. Në aktivitet morën pjesë të rinj të moshave të ndryshme, të cilët në qytet lëvizën me biçikleta, ku dhe vizituan vendet kulturore më atraktive në Strugë. Qëllimi i aktivitetit ishte promovimi i lokacioneve kulturore të qytetit, me qëllim që të rinjtë të kenë njohuri për to, ndërsa lëvizja me biçikleta ishte e qëllimshme, që njëkohësisht të ngrihet vetëdija për përdorimin e biçikletave. Të rinjtë gjatë aktivitetit patën mundësi të vizitojnë Muzeun e Kafshëve në Strugë, shtëpinë e Vëllezërve Milladinovci, Galerinë e Arteve, parkun e Netëve të Poezive, përmendoren e Ibrahim Temos në bulevard dhe përmendoren në qendër të qytetit, ku dhe morën më shumë informacione rreth tyre. /BiMedia/

By I ZH