Studiuesit në Universitetin e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar do të fillojnë sot testimin tek njerëzit për një vaksinë të mundshme të coronavirusit.

Në një konferencë për shtyp të mërkurën, Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka bërë të ditur se projekti i Oksfordit për një vaksinë të mundshme do të fillojë testimin nga kjo e enjte.

Ndërkaq Drejtori i Insitutit Jenner në Universitetin e Oksfordit, Adrian Hill, ka thënë se vaksinat janë krijuar, dhe kanë pasur progres me një ritëm të paparë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sarah Gilbert, profesoreshë e vaksionologjisë në Universitetin e Oksfordit, thotë se 80 për qind ka gjasa që vaksina të funksionojë.

Sipas Gilbert, rreth një million doza mund të përgatiten deri në shtator.

Ndryshe numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi ka shkuar në 2.6 milionë, ndërsa raportohet se 721 mijë persona janë shëruar, dhe 184 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

By I ZH

Leave a Reply