Kanë kaluar njëzet vjet që kur Sneha Anne Philip u pa për herë të fundit e gjallë në New York City.

Gjatë kësaj kohe, ajo herë ishte në listën e viktimave zyrtare të 11 Shtatorit, herë u hiqte nga ajo. Tregimet për veprimet e saj janë bërë publike dhe janë fshirë. Për më tepër, edhe data e saj zyrtare e vdekjes është ndryshuar. Përshkrimet për të, jetën e saj dhe karakterin nga policia dhe familja e saj janë aq të ndryshme thua se bëhet fjalë për dy persona krejtësisht të ndryshëm.

Edhe pas dy dekadash, fati i Sneha Philip mbetet një mister i plotë, njofton Klan Kosova.

Mjekja 31 vjeçare kaloi një pasdite që në dukje ishte e qetë e vetme në banesën e saj në qendër të qytetit Manhattan më 10 shtator 2001. Ajo i ndërroi disa orkide dhe për nja dy orë foli në telefon me nënën e saj, duke i treguar për natën argëtuese që kishte pasë dhe për planet e javës së ardhshme. Në orët e vona të pasdites, ajo doli për të bërë pazar në një dyqan aty pranë, ku bleu të brendshme, një fustan dhe disa këpucë. Ajo u pa duke shfletuar në CCTV.

Dhe kjo, sipas të gjitha shënimeve zyrtare, ishte gjurma e fundit e lënë nga ajo. Shumë versione u dhanë për pjesën tjetër të stories së saj, përfshirë edhe atë se ajo përdori sulmin e 11 Shtatorit për të ikur nga jeta e saj gjithnjë e më e komplikuar, se ajo u vra në World Trade Center, duke ndihmuar në mënyrë heroike të plagosurit e sulmit, se luajti lojëra të këqija.

Asnjëra nga ato teori nuk mbështetet nga asgjë tjetër, përveç disa provave jobinëse, shkruan The Independent.

Ron Lieberman, burri i Sneha, i pari dha alarmin për gruan e tij të zhdukur në mëngjesin e 11 Shtatorit.

Ajo nuk kishte qenë në shtëpi kur ai u kthye nga puna e tij një natë më parë, por nuk ishte e pazakontë që ajo të qëndronte jashtë natës pa e lajmëruar. Ai u largua përsëri të nesërmen në mëngjes pa e parë atë. Kur Ron dëgjoi lajmin se një aeroplan sapo kishte goditur Kullën Veriore të World Trade Center, rreth dy blloqe nga banesa e tyre, ai thirri miqtë dhe familjen e saj për t’i pyetur nëse ishin dëgjuar me të.

Sneha u rendit si një nga viktimat e supozuara të 11 Shtatorit dhe familja e saj beson se ajo vdiq si një heroinë atë mëngjes, raportoi New York Magazine. Sigurisht që është e mundur që ajo të ketë vrapuar pasi kishte parë trazirat që të vë në funksion trajnimin e saj mjekësor për të ndihmuar të plagosurit dhe më pas të vdiste nga shembja e ndërtesës, sikurse shumë të tjerë.