Ka pasur skena të rënda të ukrainasve të cilët kanë tentuar të ikin nga vendi nga stacioni në Lviv, këtë të hënë ku pamjet tregojnë për mijëra njerëz që duan të ikin.

Rrethojat në stacion janë thyer nga turmat e mëdha të familjeve të dëshpëruara të cilët presin të marrin trenin për të ikur në ndonjë nga vendet e Evropës.

Fëmijët janë parë në mesin e turmave, derisa në anën tjetër, njerëzit kanë tentuar të marrin udhëtimin për në Poloni.