Në 24 orët e fundit janë shënuar 153 raste të reja me Covid 19 nga 1279 testime të bëra. Ka 75 pacientë të shëruar, ndërsa jetën e kanë humbur 6 persona të moshës nga 53 deri në 80 vjeçare. Shkupi mban numrin më të lartë të të infektuarve me 66 raste të reja, pason Tetova me 20 raste, më pas Kumanova dhe Shtipi me nga 13, Prespa 12.Struga dhe Ohri me nga 7, Kërçova-6, Sveti Nikollë me 3, Prilep-2, Manastir, Kriva Pallanka, Koçani dhe Probishtipi nga 1 rast.

Ministri i shëndetësisë, Venko FIlipçe deklaroi se vendi për momentin po ballafaqohet me valën e dytë të përhapjes së virusit e cila është më e fuqishme nga e para.

“Kjo ndodh si pasojë e lehtësimit të restriksioneve, por më shumë si pasojë e një sërë ngjarjesh, mbledhjeve familjare dhe festave në të cilat nuk respektoheshin masat e rekomanduara për mbajtjen e maskave, distanca, dezinfektimi dhe larja e shpeshtë e duarve”- pohoi Venko Filipçe, Ministër i shëndetësisë.

Ndërsa përfaqësuesi i OBSH-së, Fabio Skano, i cili ndodhet në vendin tonë, deklaroi se tani nuk është momenti i lehtësimit të masave. Ai shtoi se fokusi duhet të vendoset tek identifikimi i hershëm i të infektuarve.

Atë që po e shohim në Maqedoni është shqetësuese. Nuk duhet të lehtësojmë masat për mbrojtje derisa nuk gjendet vaksina. Është e domosdoshme inkuadrimi i shoqërisë dhe vazhdimi i masave për mbrojtje. Rezultati i mosrespektimit të këtyre masave mund të jetë situatë eksplozive e cila fuqishëm do të dëmtojë ekonominë- tha Fabio Skano, OBSH.

Sipas të dhënave më të fundit, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë është 5595, prej të cilëve 2166 janë shëruar kurse 265 pacientë kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë ka 3164 raste aktive me koronavirus.

  • Shkup – 66
  • Tetova – 20
  • Kumanova – 13
  • Shtipi – 13
  • Prespa – 12
  • Struga – 7
  • Ohri – 7
  • Kërçova – 6
  • Sveti Nikollë – 3
  • Prilep – 2
  • Manastir – 1
  • Kriva Pallank – 1
  • Koçan – 1
  • Probishtipi – 1

By I ZH