Emrat e katër personave të arrestuar në lidhje me skandalin e publikimit të listës së pagave dhe targave janë zbuluar. Në pranga janë vënë: Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Këto emra janë zbuluar në një deklaratë për mediat nga drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila tregoi edhe rolin që kanë pasur të arrestuarit në daljen në shesh të listave me të dhënat personale të qytetarëve.

Imeraj deklaroi se specialistja e IT, Eni Qirjako, e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj, i cili më pas e ka shitur atë te kompanitë private të përmbarimit.