Kosova po përballet me një fluks të madh shtrimesh në spital për shkak të koronavirusit, aq sa ka çuar në një situatë alarmante.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se situata rrezikon të dalë fare jashtë kontrollit.

Ai është shprehur se personeli mjekësor po lufton “dhëmbë për dhëmbë” me virusin, por situata ështa pranë kolapsit, për shkak se s’ka më vende të lira për pacientët.

“Nuk mund të lejojmë që të dalë situata jashtë kontrollit, jeta e qytetarit është mbi të gjitha. Klinika infektive është e stërmbushur, nuk ka më vende”, ka thënë Hoti.

“Masat janë të thjeshta dhe të qarta – maska, distanca, larja e duarve. Jemi të obliguar t’i ndërmarrim këto masa. Çdo kush që nuk i zbaton masat bën vepër penale, sepse rrezikon jetën e vet dhe të qytetarëve të tjerë”.

Hoti ka thënë që nëse vazhdohet kështu atëherë është në opsion edhe mbyllja totale përsëri, siç ka qenë edhe më parë.

By I ZH