U gjetën 44 trupa, 7 persona janë në spital, ndërsa në autobus kanë udhëtuar 52 udhëtarë, transmeton TV21.

Të mbijetuarit nga tragjedia në Bullgari janë 8 dhe jo 7 siç ishte raportuar më parë, këtë e deklaroi zëdhënësja e kryeprokurorit, Sijka Mileva. Ajo theksoi se gjendja psikologjike e pacientëve është shumë e rëndë dhe vetëm dy pacientë kanë dhanë informacione në seancën dëgjimore.

“Më tha: Shpëtuam 8 persona. Në vendngjarje u gjetën 44 trupa, 7 janë në spital, mbetet mister i madh ku është personi i 8-të”, tha Mileva.

Zëvendës kryeprokurori dhe drejtor i shërbimit hetimor kombëtar, Borislav Sarafov, theksoi se në kontrollin kufitar janë evidentuar 52 persona në autobus, mes tyre edhe shoferët: “Konkluzioni mbetet se ishin 4 autobusë, kurse njëri nga udhëtarët ka hipur në autobus tjetër të kësaj kompanie. Kjo ende duhet të vërtetohet dhe për momentin mbetet mister për autoritetet”.  

Inspektorët lëshojnë versionin për transferim, pasi që 20 minuta para aksidentit kanë bërë pauzë. Kërkohen kamerat nga pika e karburantit ku kanë ndaluar, dhe të vërtetohet nëse ka aksion të tillë.

Sipas dëshmitarëve të intervistuar, në pikën e karburantit janë shkëmbyer pasagjerët mes autobusëve.

Sapo të bëhet identifikimi i viktimave, trupat do të lëshohen për në Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësja e kryeprokurorit, Sijka Mileva, ka sqaruar se prokurori Ivan Geshev ka udhëzuar Prokurorinë e Lartë Administrative që të kontrollojë shenjat rrugore dhe sinjalistikën e autostradave dhe rrugëve të klasit të parë në Bullgari./TV21

By I ZH