Kurba e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri vijon të jetë e paqëndrueshme, pasi ka ditë që ulet numri i të prekurve, më pas rritet sërish. Nga 7 raste të reja një ditë më parë, sot janë 17 të infektuar.

Dje rastet e reja ishin vetëm në Shkodër dhe Tiranë, ndërsa sot në 6 qytete. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 15 pacientë të tjerë. Në total janë 197 të shëruar.

Rastet e reja:

Tiranë-10 raste

Shkodër– 3 raste

Pukë– 1 rast

Lushnje– 1 rast

Krujë– 1 rast

Durrës– 1 rast

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 209 raste
– Durrës 39 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 52 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste

By I ZH

Leave a Reply