Mos u dëshpëroni, mundeni t’i shkurtoni flokët vetë në shtëpi duke përdorur disa truqe

Nëse jeni mësuar që të shkoni rregullisht te floktari, nuk duhet të brengoseni, sepse me këshillat që do t’i lexoni në vazhdim të këtij teksti mund t’i shkurtoni flokët vetë në kushte shtëpie, transmeton Telegrafi.

Këshillat për shkurtimin e skajeve të flokëve të drejta:

Njomni flokët me ujë në mënyrë që më lehtë t’i kontrolloni, pastaj krihni mirë.

– Lidhni flokët në një gërshet të ulët dhe varësisht nga gjatësia e flokëve vini një apo dy llastikë në gërshet.

– Fundin e gërshetit vendoseni në mes të gishtit tregues dhe gishtit të mesëm dhe tërhiqeni poshtë dhe me gërshërë pritni gjatësinë e dëshiruar të skajeve.

– Kjo formë e shkurtimit të flokëve do të duket pak më e gjatë nga pas, mirëpo nëse flokët i qitni përpara ato do të jenë të drejta.

Opsioni i dytë:

– Ndani flokët në pjesë të njëjta dhe qitni përpara edhe nga ana e djathtë edhe nga ana e majtë dhe lidhni me llastik të dy skajet e flokëve.

– Sërish duke përdorur gishtat si kufizim pastaj tërhiqni skajet poshtë, përcaktoni gjatësinë të cilën dëshironi ta shkurtoni dhe pritni me gërshërë.

Nëse dëshironi që flokët t’ju duken plotësisht të drejta kur i shkurtoni shikoni në cilën mënyrë do ta bëni këtë në videon në vazhdim.

By I ZH

Leave a Reply