Në kohët e sotme të gjithë jemi të fokusuar në rrjetet sociale. Instagrami është rrjet social ku njerëzit mund të shpërndajnë foto, video nga jeta e tyre. Sot instagrami po përdoret në masë të madhe. Sipas statistikave të fundit të datareportal.com, në korrik të 2022, janë paraqitur rreth 1.440 bilion përdorues të instagramit, duke u vendosur në vendin e 4 të rrjeteve sociale më aktive.
Të rinjtë sot preferojnë instagramin sepse na lejon të shfaqim botën tonë, talentin tonë, përmes përmbajtjeve që ne prodhojmë. Përmes këtyre, ne arrijmë të shfaqim veten tonë përpara të tjerëve.
Por si të depërtojmë deri tek të tjerët? Çka i bën të tjerët të ndjekin punën tonë në rrjetin social instagram? Si mund të jemi të suksesshëm në instagram?
Gjithçka që duhet të bëni është të ndiqni këto 7 hapa të thjeshta.
- Shto përshkrim në profilin tënd – biografi
- Kushtoni vëmendje fotografive dhe videove tuaja
- Krijo një stil unik të renditjes së fotografive
- Shtojini një përshkrim fotografisë
- Publiko rregullisht
- Krijoni story dhe live për tu lidhur me audiencën tuaj
- Shfrytëzo mundësinë e highlightersave
Shto përshkrim në profilin tënd – biografi
Përshkrimi në faqen kryesore të profilit tregon se çfarë mund të presin njerzit nga ty. Para se gjithash sigurohu që profili yt të ketë përshkrimin perfekt. Përshkrimi duhet të jetë i shkurtër, i qartë dhe tërheqës. Njerëzit nuk do tju ndjekin nëse nuk ju pëlqen mënyra se si e shpreh në pak fjalë atë çka ofron.
Kushtoni vëmendje fotografive dhe videove tuaja
Instagrami është rrjet social ku ne shprehim çdo gjë përmes fotografive dhe videoeve. Prandaj iu kushtojmë shumë vëmendje. Një foto e mirë është ajo që mund të tërheq njerëzit tek profili jonë.
Por si të realizojmë një foto perfekte? Thjeshtë. Gjithmonë fotografo në momentin e duhur. Një fotografi e një perëndimi është gjithmonë e bukur për tu parë.
Krijo një stil unik të renditjes së fotografive
Fotografitë mund të sjellin deri tek një instagram i suksesshëm. Një stil unik i renditjes së fotografive, e bën profilin tuaj të veçantë. Njerëzit nuk duan vetëm të marrin informacione nga profili juaj por gjithashtu duan të shohin gjëra të bukura.
Këtë mund ta arrini duke i kushtuar vëmendje cilësisë së fotografisë si dhe editimit të tyre. Nëse keni fotografi me kualitet të ulët dhe ngjarje që nuk lidhen me njëra tjetrën, mos prisni sukses në instagram.
Shtojini një përshkrim fotografisë
Përshkrimi është gjëja e dytë menjëherë pasi dikush shikon fotografinë tuaj. Nëse fotografia tërheq vëmendje, njerëzit janë kurioz të dijnë më shumë rreth asaj fotografie. Mundohuni që përshkrimi të jetë i përshtatshëm për fotografinë, atraktiv dhe informues.
Publiko rregullisht
Një nga hapat që sjell sukses në instagram është edhe të publikuarit rregullisht. Për të pasur një instagram aktiv, që njerëzit tju arrijnë, duhet të jeni dhe ju aktiv. Publikoni të paktën njëherë në ditë, për ti mbajtur ndjekësit tuaj në rrjedha.
Kjo është një nga mënyrat për të rritur profilin tuaj. Megjithatë është e rëndësishme të zgjidhen me kujdes ato çka publikohen në baza ditore. Nuk duam që të mërzisim ndjekësit tanë.
Krijoni story dhe live për tu lidhur me audiencën tuaj
Të jesh i lidhur me audiencën tënde, me qëllim që ata të dijnë më mirë se kush fshihet pas postimeve, është një nga hapat tjera të suksesit në instagram. Njerëzit kanë nevojë të shohin, të marrin përgjigje direkt nga ju për atë çka ju intereson.
Në këtë mënyrë ata angazhohen më shumë tek profili juaj, krijojnë më shumë besim dhe mund tju rekomandojnë tek shoqëria, familja apo edhe tek ndjekësit e tyre, gjë që sjell përfitime për ju.
Shfrytëzo mundësinë e highlightersave
Hapi i fundit për të patur sukses në instagram por jo nga rëndësia është edhe vendosja e highlightersave. Shfrytëzo këtë mundësi, për të ruajtur gjërat që ke publikuar në story.
Highlightersat ndihmojnë ndjekësit tuaj të shohin diçka që ndoshta në momentin e publikimit nuk kanë mundur të shohin, gjë që sjell tek rritja e angazhimit në profilin tuaj.
Gjithashtu, ndihmojnë edhe për ndjekësit e rinj të cilët janë të interesuar të dijnë publikimet tuaja të mëparshme.
Këto janë hapata më të thjeshta se si të arrish të krijosh një instagram të suksesshëm. Ju duhet vetëm të ndiqni me kujdes këshillat dhe për një kohë të shkurtër mund të jeni një i suksesshëm më tepër në instagram.
BiMedia
Shkrim përmbajtjesh nga BiMedia