Donika Bakiu, magjistre e studimeve albanologjike, publiciste e disa shkrimeve dhe studimeve lidhur me librin dhe leximin që tani e në vazhdim ndjek studimet për doctorate në UEJL.

Intervista me Donika Bakiun

BiMedia: Çfarë do të na thonit për kohën që kalojmë me Corona Virusin?

Është gjendje e rëndë do të thoja por duhet të qëndrojmë në shtëpi, numri për fat të keq rritet kemi raste në Shkup, Tetovë, Gostivar ,Dibër, Kumanovë, Shtip, Prilep, Ohër,Veles, Kavadarci. Duhet patjetër ti dëgjojmë rekomandimet e mjekëve dhe ne do të jemi fitues jo virusi!

BiMedia: Si e kaloni kohën në shtëpi pa aktivitete jashtë?

Nga një jetë aktive tani në shtëpi nuk dal aspak.Gjatë ditës punoj punimet e mia të doktoratës, punimet shkencore përkonferenca..Përkthej ato që kam vendosur se do ti bëj deri në fund ,lekturoj kur ka nevojë. E gjithë shtëpia punojmë online, nëna me nxënësit e saj komunikon online, motra dëgjon ligjërata online, babi punon me anë të emailit. Po ashtu dëgjoj muzikë për relaks ,shoh ndonjë film. Pak e rëndë të mos dalësh nga shtëpia por mundemi. Me klubin e librit të Tetovës takohemi online çdo javë dhe shpresoj se së shpejti do të takohemi dhe do të bisedojmë si më para. 

BiMedia: Çfarë do të rekomandoni të lexojmë?

Duhet të jenë libra motivues shkaku situates por tani qëllimi është që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Nëse nuk I keni këto tituj atëherë lexoni librat që I keni në shtëpi.Pra lexoni çka keni në bibliotekën tuaj në shtëpi pa dyshim që e keni pasuruar me shijen tuaj.Vetëm lexoni do të shpëtojmë jetë! Unë sugjeroj: “Dyzet rregullat e dashurisë” Elif Shafak , “Çiraku I arkitektit ”Elif  Shafak,” Alkimisti’’ Paolo Coehlo, “12 rregullat e jetës’’ nga Jordan Peterson. Autorin tim të preferuar Fatos Kongolin, Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Faik Konicën etj!

BiMedia: Një porosi për të gjithë ne?

Nuk ka ditë që nuk e shkruaj në profiling tim në facebook :’’ JU LUTEM TË GJITHËVE, KINI BESIM DHE BËNI DURIM!’’ E kemi patjetër të “armatosemi “deri në palcë me durim, edhe pse është e rëndë, nuk ka tank, anije, apo flotë ajrore që na bën ballë me këtë virus, por përballet vetëm duke u mbrojtur maksimalisht! Qëndroni në shtëpi, punoni punime shkencore besoni se konferencat dhe seminaret do të vijnë përsëri, lexoni shumë se takimet me klubin e librit do të vijnë përsëri ,dëgjoni muzikë,shikoni filma,seriale! Kujdesuni për veten! Kaloni kohë me familjen. Është e vështirë po patjetër se do ia dalim, ne mundemi! Ndërkohë bëjeni një listë njerëzish, që pas kalimit të virusit do të pini kafe, do të hani ushqim bashkë, do të qeshni , do ti kërkoni falje, do ti përqafoni forte dhe do të thoni se ju kanë munguar shumë dhe se I doni shumë. POR TANI JU LUTEM TË GJITHËVE, KINI BESIM DHE BËNI DURIM, QËNDRONI NË SHTËPI! Vetëm një gjë është e ditur ,tani jemi të gjithë njësoj kur të kaloj kjo situatë do ta çmojmë më shumë njëri tjetrin, nga që nuk kemi qenë të vetëdijshëm çfarë kemi pasur në dorë kemi menduar ndoshta se ashtu duhet të jetë .Andaj ju lutemi respektoni rregullat që na jepen, derisa çdo gjë të kalojë. Nëse ne tani kujdesemi dijeni se stafetën e fitores do ta mbajmë në duar ne e jo virusi!  Uroj ta tejkalojmë sa më shpejtë! Dua të ndaj një mesazh që kam lexuar dje në rrjetet sociale nga një boshnjak:

“Herën e fundit isha në karantinë para kësaj, gjatë luftës në Bosnje. Ne ishim në karantinë për 4 vjet. Dhe ishte pak më ndryshe – pa ushqim, pa kujdes mjekësor, pa internet, pa energji elektrike dhe pa kontakte me botën e jashtme Dhe njerëzit vdisnin çdo ditë. Disa përfunduan në kamp përqendrimi, disa në varre masive. Disa akoma nuk janë gjetur dhe identifikuar ….!
Prandaj, ju lutemi qëndroni në shtëpitë tuaja të ngrohta, lexoni, shikoni TV, gatuani dhe hani, dhe (duke bërë kështu) të ndihmoni për të luftuar këtë pandemi. Nuk është aq e vështirë. Ne do ta kapërcejmë këtë “.

Just received this text from a Bosnian friend…

“Last time I was in quarantine before this was during the war in Bosnia. We were in quarantine for 4 years. And it was a bit different – no food, no medical care, no internet, no electricity and no contact with the outside world. And people died every day. Some ended up in concentration camp, some in mass graves. Some are yet to be found and identified….!

So, please stay at your warm homes, read, watch tv, cook and eat, and (by doing so) help to fight this pandemics. It’s not that hard. We’ll get through this.”

Ne tani kemi ushqim, shtëpi , internet, libra dhe ju lutem kujdesun ipër vetveten, përfamiljen!

Gjithashtu dua të shtoj respekte për bluzat e bardha,që janë gjithmonë në shërbim të çdo qytetari. Sot heronj janë këto njerëz me bluzat e bardha! Luftën do ta fitojmë ne, mjafton bashkëpunimi, të ruhet qetësia dhe të tregohemi të kujdesshëm. Do ia dalim, thjeshtë durim dhe këmbëngulje.

BiMedia

By B I

Leave a Reply