Shkruan: Donika Bakiu

Sot Shqipëria 82 raste të reja, Maqedonia e Veriut sot 134 raste të reja , Kosova mbrëmë 129 raste të reja. Këto janë shifra shumë të larta. Ju lutem të mendojmë mirë për veten dhe familjet. Ka raste që janë të kontaktit, ka raste brenda familjes. Disa raste janë pa simptome. Disa mendojnë që është konspiracion i shteteve Botërore (Amerika, Kina etj.) dhe Bill Gates me mikroçpin e famshëm. E gjithë bota është në rrezik jo vetëm ne! Të gjithë kemi luftën me virusin korona!
Por një gjë është e vërtetë se virusi është në mesin tonë. Virusi ekziston!
Kam një lutje si një banore e vendit si një njeri që e do jetën dhe jam e sigurt se të gjithë e duam jetën ti respektojmë rregullat, pastrimi i duarve shpesh, distanca fizike dhe mbajtja e maskave, dezinfenktimi i duarve . E di që jemi të lodhur të gjithë prej në muajin mars gjithçka online dhe jeta na ka ndryshuar të gjithëve! Po ashtu edhe mua konferenca, trajnime, seminare, ligjërata , mbledhje , emisione në televisione tani më edhe provimet! Virusin mos e merrni si lojë, si tallje se neve nuk na ngjitet virusi, nuk ka virus! Besoni se njoh shumë njerëz që janë pozitiv për virusin korona , ka nga ata që e kalojnë lehtë, njerëz që vuajnë shumë,njoh njerëz që i humbën jetët e tyre! Sot nuk janë më në mesin tonë! Tani do të thoni se ata kishin sëmundje tjetër? Po ka raste të tilla por virusi korona e përshpejton! Prandaj shumë kujdes! Pse të bëhemi ne shkaktarë për dikë tjetër?
Ekspertët thonë se , do të duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin deri në vakcinë ose zbulimin e ndonjë ilaçi.Le të luftojmë së bashku – të mbrojmë veten dhe të dashurit tanë.
Me respekt të thellë ,dashuri e distancë me njëri tjetrin!

By B I