Me datën 13 mars janë paraqitur dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë.

Nga dita në ditë, rastet pozitive të konfirmuara janë shtuar në komuna të ndryshme të Kosovës.

Në Kosovë, komuna e Malishevës mbetet më e prekura, ndërsa ka ende komuna në të cilat nuk është paraqitur asnjë rast.

Nga 13 marsi, deri më sot, në Kosovë janë paraqitur 250 raste pozitive me COVID-19.

7 pacientë kanë vdekur si pasojë e pandemisë, ndërsa 52 janë shëruar.

Nga rastet  e konfirmuara pozitive, sipas komunave: gjashtëdhjetë e gjashtë (66) raste nga komuna e Malishevës, njëzet e shtatë (27) raste nga Prishtina, njëzet e një (21) raste nga komuna e Vushtrrisë, njëzet (20) raste nga Mitrovica e Veriut, njëzet (20) raste nga Ferizaj,  tetëmbëdhjetë (18) raste nga Gjilani, trembëdhjetë (13) raste nga Kamenica, dhjetë (10) raste nga Gjakova, dhjetë (10) raste nga Zveçani, tetë (8) raste nga komuna e Vitisë, gjashtë (6) nga komuna e Pejës, katër (4) raste nga Podujeva, katër (4) raste nga Prizreni, katër (4) raste nga Leposaviqi, katër (4) raste nga Suhareka, tre (3) raste nga Klina, tre (3) raste nga Fushë Kosova, dy (2) raste nga Zubin Potoku, dy (2) raste nga Lipjani dhe me nga një (1) rast komuna e Drenasit, Obiliqit, Shtimes dhe Hani i Elezit.

By I ZH

Leave a Reply