photocredits: shenollsulejmani



Pandemia globale e Covid 19 ka prekur edhe shumë studentë të cilët momentalisht ndodhen jasht shtetit. Studentët në fillim të vitit 2020 kanë udhëtuar në vende të ndryshme të Evropës, me programin Erasmus, nëpërmjet të cilit do të vazhdonin studimet gjatë një semestri. Mirëpo nga situata e krijuar, studentët kanë mbetur jashtë shtetit dhe nuk kanë mundur të kthehen në vendin e tyre.

Zelma Kapxhiu, student nga Shqipëria në Universitetin e Tetovës, momentalisht në Erasmus+ në Stamboll, tregon për BiMedia gjendjen atje si dhe eksperiencën e saj gjatë kësaj periudhe

Aktualisht jam me programin Erasmus në qytetin e Stambollit. Sa i përket situatës, normal që gjendja për momentin është nën ndikimin e rritjes graduale të të prekurve dhe akoma po shfaqen raste te reja. Unë po banoj në një rezidencë private dhe këtu janë marrë të gjitha masat sa I përket gjendjes që në fillimet e saj. Është dezinfektuar e gjithë ndërtesa, kujdesen për cdo banorë duke matur cdo natë temperaturën si një ndër indikatoret e virusit. Nëpër rrugë vazhdimisht bëhet dezinfektimi, të gjithë lokalet dhe qendrat e argëtimit janë mbyllur dhe vetëm marketet janë në shërbim të popullit. Mësimi është vendosur që të vazhdojë online ndërkohë që vendimi I qeverisë është marrë që të shtyhet përballja nxënës mësues deri në 30 aprill, por pavarësisht kësaj vendimet janë vazhdimisht të ndryshueshme në bazë të gjendjes që mund të vijë. Shkolla, ne si student të erasmus, na ka ofruar mundsinë që të kthehemi në vendin amë por me kushtin e ndërprerjes së studimeve si student mysafir dhe vazhdimin e tyre në universitetin nga kemi ardhur. Duke mos dashur që të ndërpres eksperiencën time mësimore këtu, pavarësisht se realizohet përmes një ekrani kompjuteri, unë personalisht vendosa që të qëndroj. Universiteti nga unë vij, universiteti shtetëror I Tetovës, ka qenë suportues në lidhje me situatën. Kordinatorët na kanë kontaktuar dhe kanë qenë të interesuar. Në anën tjetër na është ofruar mundësia që të ndjekim dhe leksione nga universiteti jonë sipas dëshirës. Është një situatë tek e cila nuk na mbetet të bëjmë gjë tjetër vecse të jemi të përgjegjshëm dhe të ndjekim udhëzimet. Nëse secili bën pjesën e vet e gjitha do mund të kalojë shumë shpejt. Është e vërtetë që po përballemi me një forcë që po vepron shumë shpejt, por nuk është një force që mund të jetë më e madhe se ne. Bëni pjesën tuaj, jo vetëm për veten por dhe për të gjithë që I doni.

Në ndërkohë BiMedia ka intervistuar edhe disa studentë të tjerë të cilët momentalisht ndodhen poashtu në Stamboll, me programin Erasmus+.

Studentët:

Shenoll Sulejmani, student I mjekësisë në Universitetin e Tetovës, momentalisht në Stmaboll.

Berna Vata, studente nga Shkupi në Turqi

Elmedina Vlashi, studente e mjekësisë në Universitetin e Tetovës momentalisht në Turqi

BiMedia: A mund të na shpjegoni si është situata në Turqi momentalisht?

Shenoll Sulejmani: Numri i te infektuarve momentalisht ketu ne Turqi nuk eshte shum i madh por eshte duke u rritur vazhdimisht dhe kjo eshte ajo cka na shqeteson. Levizjet neper qytet jane te kufizura dhe ne gjithashtu tentojm qe te qendrojm te izoluar per ta mbrojtur veten.

Berna Vata: Momentalisht janë 7420 veta të sëmur dhe 108 të vdekur. Nuk është shpallur gjendje të jashtëzakonshme por pavarësisht shumica e njerëzve rrinë në shtëpi duke i respektuar rekomandimet e qeverisë.

Elmedina Vlashi: Për momentin gjendemi në Stamboll, ku gjendjaa ësht alarmante me rrugë të zbrazura, shitore të mbyllura gjithcka është nën izolim për shkak të virusit që ka kapluar gjithandej.

BiMedia: Si ndjeheni që jeni larg shtëpisë në këtë situatë?

Shenoll Sulejmani: Ajo qe jemi larg familjes e veshtireson gjendjen edhe meshum pershkak se ne keto situata te vështira çdo njeri ka nevoj perkrahje dhe motivim.

Berna Vata: Ndjehemi mirë dhe të sigurt derisa i respektojmë rekomandimet nga ministria e shëndetësisë mendoj se do të jemi edhe më të sigurt.

Elmedina Vlashi: Ndoshta dhe më kuptoni si ndjehem, të jesh në një situatë si kjo dhe mos tët gjendet pranë familja, pra është keq.

BiMedia: A keni përkrahje financiare nga universiteti prej të cilit jeni dërguar apo ka bllokim të financave?

Shenoll Sulejmani: Perkrahje financiare kemi, por ne kete rast nuk mund te flasim per at pjese se a jan te bllokuara ose jo sepse te ardhurat na i dergojn ne disa data te caktuara te cilat ende nuk i kemi arritur.

Berna Vata: Deri tash kemi pasur përkrahje financiare nga Erasmus+ por këtë javë për shkak të mos arritjes të hollave finansohemi vet.

Elmedina Vlashi: Përsa I përket financave nuk mund të flas sepse ende nuk ka ardhur data e caktuar.

BiMedia: A keni bërë kërkesë që tju kthejnë në vendin tuaj?

Shenoll Sulejmani: Pasi kemi mar disa informata se kjo gjendje do te zgjas edhe disa muaj, kemi vendosur qe kerkesen ta drejtojme diten e Hene dhe shpresojm se do te kemi pergjigje pozitive.

Berna Vata: Jemi paraqitur në ambasadë por nuk kemi kërkuar që të kthehemi pasi i ndjekim ligjeratat online.

Elmedina Vlashi: Për momentin jo se kemi bërë kërkesën por normalisht që do e bëjm në ditët në vazhdim dhe shpresojm tna japin përgjigje pozitive për kthimin në Maqedoni.

By B I

Leave a Reply