Për shkak të pandemisë COVID-19 është shtyrë për një kohë të apacaktuar vendosja e shtatores së Skënderbeut në Prizren.

Kryetari i Shoqatës së Intelektualëve gjithëshqiptar, Ndue Oroshi, tha se qytetarët do të informohen me kohë për datën tjetër të vendosjes së shtatores.

“Shoqata ‘Trojet e Arbrit’ dhe Drejtoria e Administratës e Komunës së Prizrenit, njoftojnë të gjithë qytetarët prizrenas dhe anë e kënd trojeve shqiptare që vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që ka qenë e planifikuar të vendoset më, 6 maj 2020 në Prizren do të shtyhet”, tha ai, rporton ‘PrizrenPress’.

“Shkaku i shtyrjes është coronavirusi, cili e ka bllokuar jetën shoqërore jo vetëm në Prizren, por në mbarë globin.  Për datën e vendosjes së monumentit do t’ju njoftojmë me kohë. Kjo do të bëhet karshi rrethanave dhe kohës së kalimit të epidemisë si dhe mundësisë së organizimit të tubimeve publike”, tha ai.

By I ZH