Sport

Shtyhen për vitin tjetër dy turnetë më të mëdha ekipore në tenis

Dy eventet më të mëdha ekipore për shtete në tenis, “Davis Cup” për meshkuj dhe “Federations Cup” për femra, këtë vit nuk do të zhvillohet për shkak të koronavirus.

Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) ka marrë vendimin për t’u shtyrë këto dy turne në vitin 2021.

Ndeshjet e fazës nale të Federations Cup për femra do të zhvillohen në Budapest të Hungarisë, në prill të vitit të ardhshëm. Ndërsa ato të Davis Cup për meshkuj doi të zhvillohen në Madrid, në nëntor të 2021-shit.

Ideja e ITF-së ishte që këto dy turne t’i zhvillonte në fund të këtij viti, por është e pamundur.

Sidomos në rast se rinisin turnetë e mëdha dhe kalendari do të jetë i ngjeshur. Këto dy turne nisën elimiminatoret në shkurt të këtij viti por u ndërprerë.