Shtëpia me kokë poshtë pranë kryeqytetit kolumbian Bogota dhe liqenit të Guatemalës po bëhet një atraksion turistik gjithnjë e më popullor.

Në një kohë të shkurtër ndërtesa, në të cilën të gjitha mobiljet janë vendosur me kokë poshtë, mori nofkën Casa Loca. Në fakt është një iluzion optik sepse ndërtesa është e anuar pesë gradë majtas dhe pesë gradë brenda.

Ky projekt u ideua nga Fritz Schall, i cili prej 22 vitesh jeton në këtë shtet të Amerikës së Jugut. Austriaku u frymëzua nga një ndërtesë që pa në atdheun e tij.
Punimet e ndërtimit kanë nisur dy vite më parë dhe në më pak se një muaj ky atraksion është vizituar nga qindra vizitorë.
Të bësh një gjë të tillë “nuk ishte aspak e lehtë”, dhe shumë ende nuk u besojnë syve kur vizitojnë këtë ndërtesë të pazakontë.