Shtatë persona, dy prej tyre të mitur, janë regjistruar nga oficerët e policisë së SIA Tetovë si shkelës të vendimit për lëvizje të kufizuar në periudhën nga ora 7 e mëngjesit dje deri sot në mëngjes në orën 7 të mëngjesit.
Gjithsej 92 persona janë regjistruar tashmë për mosrespektim të orës policore.
– Nga shtatë personat, dy janë të mitur. Njëri prej të miturve ka marrë një vërejtje, ndërsa gjashtë të tjerët janë ndaluar në komisariat, të dhënat e tyre janë marrë dhe do të ngrihet kundër tyre akuza për mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SIA-së në Tetovë.
Në vet izolim me deklarata të nënshkruara, tani janë 16 persona, ndërsa 121 kanë vendime për izolim, të lëshuara nga Inspektoriati Sanitar Shtetëror. /BiMedia/