Një 21-vjeçar shqiptar ka terrorizuar qytezën e Galipolit në Itali.

Ibrahim Rudi lëshoi 18 plumba me automatik drejt ish-të dashurës.

Mediat italiane shkruajnë se i riu është marrë në pyetje nga policia ku është shprehur se kishte qëlluar, por “jo për ta vrarë”.

Sipas Rudit, gjithçka kishte për qëllim frikësimin e dy të rinjve me të cilët ishte zënë pak kohë më parë.

Ai ka përjashtuar mundësinë se e gjitha ishte bërë për ish-të dashurën e tij.

Në krahun tjetër prokurorja këmbëngul se i riu qëlloi për të vrarë, ndryshe nuk do të kishte shtënë 18 herë.

By I ZH