Studentët kanë vijuar edhe sot protestën kundër zhvillimit të mësimt online e nisur dje në ditën e parë të vitit të ri akademik. Njësoj si ditën e djeshme, studentët protestuan në katër pika të ndryshme në Tiranë kundër këtij vendimi. Ata i shpalosën kërkesat e tyre dhe i kanë adresuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe ato janë:

  1. Mësimi i alternuar ndërmjet online dhe auditore, leksionet online ndërsa seminaret në auditore;
  2. Rimbursim i pagesës së konvikteve dhe qirave;
  3. Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët;
  4. Mundësim i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses në mësimin online.

By I ZH