Numri i te prekurve me koronavirus ne vend ka mbërritur ne 304 persona. Shkodra është qyteti që ka shënuar numrin më të lartë të të infektuarve në 24 orë. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se 12 raste të reja janë konfirmuar në Shkodër.

“Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët në terren” – tha ajo.

Rakacolli theksoi se “Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike. Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik”.

Me tej, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u beri apel qytetareve qe të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social dhe të shmangin vizitat nëpër familje të tjera.

“Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19”- tha Rakacolli.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 146 raste
– Durrës 32 raste
– Fier 25 raste
– Shkodër 22 raste
– Korçë 16 raste
– Lezhë 11 raste
– Elbasan 8 raste
– Kavajë 8 raste
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
– Vlorë 5 raste
– Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Lushnje 4 raste
– Mirditë 3 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Berat 1 rast

By I ZH

Leave a Reply