Shkodra po kthehet në një vatër të re ku përhapja e COVID-19 sa vjen e po rritet. Rastet e reja u përkasin rretheve familjare rë infektuara fillimisht.

Nga 20 testet e kryera një ditë me parë nga shendeti publik, 9 rezultuan me Covid-19. Epidemiologët po gjurmojnë kontaktet e këtyre pacienteve. 6 janë anëtarë të familjes së pacientit nga Dobraci dhe 3 të gruas nga Kirasi.

Në këtë mënyrë në shkallë qarku në Shkodër (Shkoder + Puke) numri i të infektuarve shkon në 35.

Dje zyrtarisht u raportua se numri i të infektuare në të gjithë Shqipërinë ishte 304 dhe 17 viktima.

Vetë Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino udhëtoi drejt Shkodrës per të inspektuar hetimin epidemiologjik.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.

Me shifrat e sotme Shkodra renditet e dyta pas Tiranës, duke iu referuar dhe rezultateve të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive raportuar 3 prill

– Tiranë 146 raste

– Shkodër (dje) 22 raste + 9 raste (sot) = 31 raste

– Pukë 4 raste

– Durrës 32 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Lezhë 11 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Mirditë 3 raste

By I ZH

Leave a Reply